“Pse s’mi le lekët te…”/ Vrau babanë dhe e hodhi në pus, përgjimi ambiental zbuloi krimin, autori-bashkëpunëtorit: Mos i ha provokimet e policisë!

1 week ago 18
Reklamë

Report Tv siguron dosjen e vrasjes së Enver Ballës më 13 gusht të këtij viti, ndërsa trupi i tij u zbulua 21 ditë më pas. Policia ka pasur dyshime të arsyeshme që prej denoncimit të humbjes së Enver Ballës më 13 Gusht të këtij viti, që i biri Esmerald Balla e deklaroi si largim nga banesa me një femër të panjohur, si dhe zhdukjen e 75 mijë eurove nga kasaforta e familjes.

Pas shoqërimit të tij në polici dhe më tej të Edison Brahajt, është kryer edhe përgjimi ambiental nga ana e Komisariatit Durrës për të gjetur detaje shtesë që do shërbenin për interes hetimor.

Dhe duket se kanë zbuluar elementë me rëndësi. Në dosjen e masës, që ka siguruar edhe “Shqiptarja.com”, theksohet nga prokuroria se gjatë përgjimit në paraburgim, Esmeraldi i ka thënë Edisonit që të “mos i ha provokimet” nga Policia. Më tej i ka thënë se “mos kishte treguar për pistoletën e fshehur”, si dhe për faktin se “ishin marrë vesh shumë mirë me
njëri-tjetrin”.

Kurse Brahaj i është kthyer duke i kujtuar çështjen e lekëve, me idenë se “përse s’mi le lekët te bunkeri, por më detyrove të vij deri këtu”.

Prokuroria thotë në aktet e dosjes se të dy kanë biseduar edhe për ato që kishin folur pas ngjarjes dhe se “ishin marrë vesh shumë mirë mes tyre”. Gjatë kontrollit të banesës së Brahajt policia gjeti edhe 145 mijë lekë, që dyshohet se i përkasin pagesës për bashkëpunimin në fshehjen e ngjarjes dhe ndihmës për fshehjen e kufomës së 62-vjeçarit në pus.

Read Entire Article