Punimet për linjën hekurudhore, sot në orën 22:00 bllokohet qarkullimi automjeteve në Rrashbull

6 months ago 8
Reklamë

Prej orës 22:00 të mbrëmjes së sotme do të bllokohet rruga e vjetër e Durrësit, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë.

Në njoftim e Autoritetit Rrugor Shqiptar bëhet me dije se segmenti rrugor pranë Rrashbullit do të jetë i bllokuar nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në 05:00 të mëngjesit të nesërm (22 shkurt).

Qarkullimi i mjeteve do të jetë i mundur vetëm nëpërmjet rrugës kryesore Tiranë-Durrës.

“Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.
Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”-njofton ARRSH.

Top Channel

Read Entire Article