Edhe ditën e sotme janë paraqitur në spitalin rajonal të Fierit për të kërkuar ndihmë mjekësore disa punonjësve të kompanisë koreane që prodhon paisje elektrike për automjete.
Vizion Plus mëson se ndryshe nga mbrëmja e djeshme ku në kompani mbërritën tre ambulanca, dot punëtorët janë shoqëruar në spital me autoveturat private të kompanisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Mësohet se informacioonte në lidhje me ngjarjen janë shumë të cunguara, si nga spitali, ashtu dhe nga policia e kompania.
Ditën e djeshme, 8 punonjëse të kësaj kompanie përfunduan në spital.
Punonjëset kishin pësuar skuqje lëkure në krah si pasojë e rekasionit nga lëndët kimike që përdoren gjatë procesit të punës në kompaninë që operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet prej 5 vitesh.
Njoftimi zyrtar i policisë ditën e djeshme
“Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.”/vizionplus.tv