Putin kërcënon Korenë e Jugut, SHBA: Armët ruse në Penian, mundësi tejet shqetësuese

2 months ago 17
Reklamë

Koreja e Jugut do të bënte një gabim të madh nëse do të armatoste Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Është Presidenti rus Vladimir Putin që lëshon një parlajmërim të tillë, pasi Seuli tha se po konsideronte dërgimin e armëve në Kiev, në kundërpërgjigje të paktit të ri mes Phenianit dhe Moskës për të ndihmuar ushtarakisht njëri-tjetrin në rastin e një agresioni.

“Koreja e Jugut nuk ka përse të shqetësohet lidhur me mbështetjen tonë ushtarake, pasi traktati që kemi nënshkruar vlen në rastin se kryhet akt agresioni. Me sa di, Seuli nuk po planifikon të sulmojë Korenë e Veriut. Sa i përket furnizimit të Kievit me armë vdekjeprurëse, ky do të ishte një gabim i madh. Shpresoj të mos ndodhë pasi Moska do të detyrohet të marrë vendime që nuk do t’i pëlqejnë lidershipit atje”, deklaroi Presidenti i Rusisë.

Putin foli nga Vietnami, ku zhvilloi një vizitë pas nënshkrimit të marrëveshjes për mbrojtje reciproke me diktatorin Kim Jong Un në Korenë e Veriut. Gjatë qëndrimit atje, shefi i Kremlinit akuzoi gjithashtu NATO-n se po krijonte një kërcënim për sigurinë ruse në Azi.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut thirri ambasadorin rus në shenjë proteste lidhur me traktatin e firmosur mes Putin dhe Kim Jong Un, ndërsa zyra e Presidentit tha se do të konsideronte një sërë opsionesh për furnizimin me armë të Ukrainës.

Sakaq, Shtetet e Bashkuara i kanë cilësuar si tejet shqetësuese komentet e Vladimir Putin se mund të furnizonte me armatime të precizionit të lartë Korenë e Veriut.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të shtetit, Matheë Miller, tha gjatë konferencës se një hap i tillë do të destabilizonte gadishullin e Koresë së Veriut, e në varësi të armatimeve që do të siguroheshin, do të shkelte edhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB.

/a.r

Read Entire Article