Policia e Krujës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve gjatë ndërhyrjes në një parcelë kanabisi.
Gjatë kontrollit në Kodër Bubq, është konstatuar një parcelë ku u gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, shtetasi A. S. ka qëlluar në ajër, me armë zjarri.
Njoftimi:
Qëlloi me armë zjarri gjatë ndërhyrjes nga Policia, në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.
Finalizohet nga Komisariati i policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Danger”.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, bimë të dyshuara narkotike, një shkop bejzbolli, një përforcues grushti dhe një celular.
Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Danger”.
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Arrameras.
Gjatë kontrollit në Kodër Bubq, është konstatuar një parcelë ku u gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, shtetasi A. S. ka qëlluar në ajër, me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan së bashku me bimët dhe armën e zjarrit, një përforcues grushti dhe një shkop bejzbolli.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.