Policia ka identifikuar personat e përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rranxë. Megjithatë, për interes të hetimit nuk bëhen publike gjeneralitetet e tyre.
“Vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e tre autorëve të dyshuar që qëlluan me armë zjarri ndaj një automjeti ku brenda tij ndodheshin dy shtetas. Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.
Lexo edhe :
Related Posts
Në vijim të hetimeve intensive të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Renda i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes se ndodhur në fshatin Rrenxë të Vau të Dejës, është bërë e mundur identifikimi i palëve të përfshira dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendin“ e mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, njofton policia.
Kujtojmë që më herët Vizion Plus raportoi se ishin vëllezërit Prendi ata që qëlluan në drejtim të “Audi-t”. Ngjarja ka ndodhur teksa makina ishte në lëvizje e sipër dhe pati përgjigje nga personat që ishin në të. /vizionplus.tv