Qeveri me farefis, Putin emëron kushërirën e vet si zv.ministre të Mbrojtjes

3 months ago 29
Reklamë

Presidenti rus, Vladimir Putin, shkarkoi të hënën katër zëvendësministra të Mbrojtjes dhe emëroi kushërirën e vet në këtë post.

Ndryshimi radikal në dikasterin që drejton luftën në Ukrainë vjen pas shkarkimit në maj të aleatit të tij të hershëm, Sergei Shoigu, nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Analistët besojnë se këto vendime janë marrë për të luftuar korrupsionin në ministri dhe për të ndihmuar frontin e luftës.

Qeveri me farefis, Putin emëron kushërirën e vet si zv.ministre

Në njërin prej posteve të zv.ministrit u emërua Anna Tsivileva, vajza e kushëririt të parë të Putinit. Ajo do të jetë përgjegjëse për përmirësimin e kushteve sociale të personelit ushtarak. Bashkëshorti i saj, Sergei Tsivilev, është ministër i Energjisë. Më parë, Tsivileva mbante postin e shefes së Thesarit.

Zv.ministri i parë i Mbrojtjes u emërua Leonid Gornin, që më parë ka mbajtur postin e zv.ministrit të Financave. Edhe ministri i ri i Mbrojtjes, Andre Belousov, nuk ka fare përvojë ushtarake, por ka punuar vetëm si ekonomist.

Vendimet duket se janë marrë që Putin të përmirësojë transparencën financiare të fondeve të luftës, duke ia lënë strategjitë ushtarake gjeneralëve.

/a.r

Read Entire Article