Qeveria në mbledhjen e kësaj të mërkure ka marrë një vendim të rëndësishëm për ushtarakët, duke iu ofruar paktë financiare dhe ligjore që mbulon sigurimin e jetës të tyre në misione jashtë vendit.
Me këtë paketë, të gjitha foract e angazhuara jashtë kanë mbulimin e nevojshëm për çdolloj vështirësie që mund të hasin në misione që zgjasin mbi disa muaj.
Sipas vendimit të qeverisë, paketa e sigurimit të jetës është e vlefshe deri në vitin 2026, ku do të mbulohen të gjitha shpenzimet mjekësore, brenda apo jashtë vendit, në spitale publike apo private, në rast se efektivët ushtarakë dëmtohen në krye të detyrës.
Paketa përfshin edhe shpërblim për familjen e ushtarakut, në rast se ky i fundit humb jetën në krye të detyrës apo zhduket.
Shuma e përcaktuar në kontratën e sigurimit, për çdo person të siguruar, nuk është më e ulët se:
-10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për rastet e humbjes së jetës për shkak të detyrës apo zhdukjes së personit;
– 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekë, për rastet e dëmtimit shëndetësor me pasojë paaftësi të përhershme;
– 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për rastet e humbjes së jetës, si rezultat i aksidenteve gjatë ushtrimit të detyrës;
– 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për rastet e dëmtimit shëndetësor, me pasojë paaftësi të përkohshme.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes./vizionplus.tv