Rajoni pa energji elektrike, vendet e Ballkanit u prekën nga defekti

2 months ago 25
Reklamë

Ndërprerja e paprecedentë e energjisë elektrike këtë të premte ka prekur të gjitha vendet e rajonit.

I gjithë Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina dhe pjesa më e madhe e Kroacisë janë përballur me mungesën e energjisë.

Jo zyrtarisht, raportohet se problematika nisi nga Mali i zi megjithatë operatori i shpërndarjes nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale kompania CEDIS tha se nuk dihet ende shkaku i ndërprerjes së furnizimit por po punohet për rikthimin e situatës në normalitet.

Autoritetet kroate gjithashtu kanë konfirmuar ndërprerjen dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin masa për të përballuar mungesën e energjisë elektrike.

Ndërprerja ka shkaktuar problematika të mëdha edhe në furnizimin me ujë në pjesën më të madhe të qyteteve të prekura.

Gjithashtu, semaforët e fikur kanë shkaktuar kaos dhe trafik në rrugët e qyteteve turistike malazeze e kroate, të cilat janë prekur nga vala e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë. /vizionplus.tv

Read Entire Article