Rama apel bashkive bregdetare: Kujdes me hapësirat në plazhet publike, edhe pastrimi të mbetet prioritet

4 months ago 34

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me krerët e Bahskive në vend, vuri theksin edhe te turizmi. Ai kërkoi që Bashkitë në vend, sidomos ato në zonat bregdetare të kenë në vëmendje hapësirat në plazhet publike.

Sipas tij vitin e ardhshëm do të ketë një ndërhyrje më agresive sa i pëket plazheve publike.

Plazhet publike janë aty. Plazhi publik i Sarandës është në vijën e gjithë qytetit, menaxhohet nga bashkia, është i lirë për të gjithë. Por sërish më mirë syri sesa nami. Duhet bërë çmos që njerëzit ta dinë që plazhet publike janë aty. Natyrisht që pjesa tjetër ka edhe ajo të drejtat e veta. Ndërkohë që ne kemi filluar të studim ndërhyrjet që ka bërë Spanja, Portugalia dhe Turqia në këtë aspekt. Vitin e ardhshëm duhet të bëjmë sërish një ndërhyrje sa i përket hapësirave publike në plazh në një mënyrë më agresive. Edhe në këtë pikë bashkitë duhet të jenë në krye të punës sa i përket komunikimit”, tha Rama.

Një tjetër pikë ky kreu i qeverisë vuri theksin është pastrimi i qyteteve, ku shpesh ka grumbullim plerash. Siaps tij duhet komunikuar vazhdimisht me qytetarët dhe turistët për t’i drejtuar ata që mbeturinat t’i hedhin aty ku duhet.

“Pika tjetër ëhstë apstrimi. Sivjet ëhstë më mirë se vjet por mbetet problem. Është bërë problem duke sjellë policinë e Lezhës në Bashiki, por është fakt pastërtie. Do të çojmë dhe ushtrinë për të apstruar. Por kjo historia banorët hidh ushtria pastron nuk shkon pa fund. Bashkitë e Veriut akën një bum turistik. Liqeni i mbushur çdo dy javë me plera që i hedin rrugëve sikur akën turp që t’i hehdin aty ku duhen hedhur, dhe i hedhin ato që nuk duhen hedhur”, deklaroi Rama.

Read Entire Article