Rama: Në mandatin e katërt do të rishikojmë pensionet

3 months ago 30

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, se një tjetër pikë e qeverisë që mbetet për tu zgjidhur është reforma në pensione.

Ai deklaroi se në mandatin e katërt në qeveri do të fokusiohet totalisht te skema e pensioneve, e cila mbetet një gropë e madhe.

Rama premtoi se sado e vështirë që të jetë ai dhe skuadra do të çojnë përpara skemën e pensioneve, që askush më mos marri pensione sociale.

Kemi filluar të punojmë për rioshikimin e pensioneve, duke filluar nga ata që janë në Shqipëri. Në radhë të parë për ata që marrin një pension social. Sigurisht që kjo ëhstë një pjesë shumë e vështirëe e ekuacionit financiar të këtij vendi. Ku në të gjitha gropat që gjetëm dhe mbyllëm, ajo më e madhja është gropa e defiçitit të skemës së pensioneve. Sado e vështirë të jetë ne nuk do t’i shmangemi kësaj sfide. Ne do të marrim një mandat të katërt shembullor ku do të adresojmë çështjen e pensioneve”, tha Rama.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article