Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur aspak kohë. Pasi ka njoftuar ndryshimet në qeveri në Kongresin e PS, ka shkuar drejt në presidencë, ku do t’i dorëzojë emrat e rinj të ministrave Presidentit Bajram Begaj.
Burime për Vizion Plus konfirmojnë se kryeminsitri Rama tashmë ndodhet në Presidencë me emrat e mnistrave të rinj të cilët do të dekretohen nga Begaj.
Ndryshimet në qeveri:
Ervin Hoxha emërohet si ministër i Brendshëm në vend të Taulant Ballës.
Petrit Malaj zë vendin e Ervin Metes te Financat.
Pirro Vëngu emërohet ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit.
Ndëkrohë që Elisa Spiropali është larguar si Ministre e Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin për tu emëruar kryetare Kuvendi në vend të Lindita Nikollës.
Në vend të Spiropalit është emëruar Taulant Balla.
Gjithashtu Bledi Çuçi largohet si kryetar i grupit parlamentar socialist, në vend të tij emërohet Niko Peleshi.
Çuçi emërohet nëkryetar i Kuvendit.
/Vizionplus.tv/