Kryeminsitri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, ka “goditur” ata deputetë që sipas tij kujtohen për qytetarët vetëm kur ju duhet vota.
Ai tha se në skuadrën e re politike, ata që do të futet në garë për ndeshjen e radhës do të jenë vetëm ata njerëz që bëjnë punë të madhe, pa bujën më të vogël.
“Të jesh deputet i PS është diçka që unë e konsideroj një privilegj të pakrahasueshëm me asnjë privilegj tjetër. Të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve është borxh i jashtëzakonshëm. Atyre që më pyesin shpesh se ku e gjen gjithë këtë energji, në fakt dua tu them se unë nuk kam se si rri dot asnjë orë rehat përderisa ata që mua ma kanë bërë këtë nder nuk janë dot rehat në atë orë. Kjo nuk është çështje natyre, por detyre. Dua tu kërkojë ndjesë sot të gjithë atyre që deputetë nuk janë por kanë investuar mundin e tyre që një grusht njerëzish të kësaj përfaqësie të madhe të PS të jenë këtu sot si deputetë. Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë këtu mes nesh që nuk kanë përmbushur akoma as minimumin etik të paraqitjes në kohë të detyrës për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve më mirë. Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin në pull vetëm për të më shoqëruar mua, apo që shkojnë në organizatat e partisë vetëm për të bërë një fortografi prezence. Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që ju del zëri vetëm kur trokasin në zyrat e shtetit për punët e tyre, apo edhe për ata deputet që që qëkur zbritur në sallë nga tryeza e qeverisë, duken në foltoren e Kuvendit njëherë në hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga hëna. Dhe bisedat për njerëzit i bëjnë vetëm me njëri-tjetrin. Një ndjesë të veçantë edhe për disa që ju ëhstë bërë ves për të bërë komentatorin e kolegëve dhe të qajnë ahllin e kolegëve me dashakeqës, apo të gjuajnë brenda shtë[isë përmes portaleve, duke hedhur gurin e fsheur dorën por duke haaruar gjuhën jashtë. Ndjesë edhe për ata deputët që nuk ju takojnë koëto fjalë, pasi nuk janë të gjithë dembelë. Vullnet Sina është i papërtueshëm. I ka në rregull punët e veta, por Vullneti në terezi e kishte edhe këtu te ne. Më tha para disa kohësh se do ta mbyllë angazhimin e tij,. Kurrë nuk më ka shkruar për p[ronlemt personale, por më ka shkruar aps mesnate pasi është kthyer nga zona, aty ku ka bërë më shumë se një qeveri e tërë për njerëzit. Mbi shembull të tillë që nuk na mungojnë, që e bëjnë punën e madhe pa bujën më të vogël, do e ndërtojmë skuadrën tonë elektorale për ndeshjen e radhës, ku do të hyjmë jo vetëm për të amrrë mandatin e katërt radhazi, por për fitoren më shëmbullore”, tha Rama.