Rama vlerëson figurën e ministrit Igli Hasani: Ka pasur sukses në kryesimin e OSBE, e kërkuan edhe për sekretar të përgjithshëm

2 months ago 35

Gjatë fjalës së tij në “Konferencën e Ambasadorëve Diplo 2024” kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e ministrit të Jashtëm Igli Hasani, gjatë kohës që ky i fundit ka drejtuar kryesimin e OSBE.

Në fjalën e tij, Rama tha se ministri Hasani jo rastësisht është në këtë detyrë, teksa shtoi se ai është kërkuar që të jetë edhe në postin e sekretarit të përgjithshëm të OSBE.

Lexo edhe :

Related Posts

Më tej, kryeministri ka bërë të ditur se diplomacia në vendin tonë ka bërë shumë hapa para dhe se vitin e ardhshëm do të mikëpresë samitin e vendeve europiane, ndërsa në vitin 2027 në Shqipëri do të mbahet samiti i NATO-s.

“Sot jemi vendi që do mikëpres vendet e 44 vendeve europiane, nga Britania në Ukrainë e nga Norvegjia në Turqi vitin e ardhshëm në Tiranë.

Roli i një ambasadori që e sjell si një shembull, na jep mundësinë të jemi mikëpritës të samitit të NATO-s në vitin 2027. Disa vite më parë as nuk mund të imagjinohej që Shqipërisë ti besoheshin të tilla role. Aq shumë ka ndryshuar raporti i botës me ne, saqë po bëhet jo e lehtë për ti numëruar të gjitha. Ndërkohë që kemi pasur edhe kryesimin e OSBE që drejtohej nga një ambasador që sot kemi fatin ta kemi ministër dhe që është kërkuar ta kenë edhe sekretar të përgjithshëm.

Tre pika janë të rëndësishme që na kanë ndihmuar të arrijmë deri këtu: krijimi i një godine të re në mbrojtjen e interesave shqiptare, vullneti dhe angazhimi i plotë për të rritur kujdesin e shqiptatarëve jashtë atdheut dhe përforcimin e aleancave strategjike”, tha Rama.

Read Entire Article