Seanca e sotme plenare ka nisur me debat të fortë mes demokratëve dhe socialistëve në sallë, shkak është bërë raporti i OLAF për abuzimet me fondet e BE për Bujqësinë.
Gazment Bardhi kërkoi që ky raport të diskutohet në seancë, pasi siaps tij gjetjet janë mjaft të rënda.
Por për kreun e grupit parlamentar socialist, në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve nuk është rënë dakord që raporti i OLAF të diskutohet sot, pasi është ende konfidencial.
Gjithashtu Çuçi theksoi se nuk duhen minuar as përpjekjet e qeverisë për të zbllokuar fondet e BE që janë dhënë për sektorin e Bujqësisë në Shqipëri.
Bardhi: E para, ka një njoftim zyrtar në zyrën kundër mashtrimit në BE, që deklaron se ka informuar autoritet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të OLAF sa i takon abuzimeve me fondin e bujqësisë. Unë nuk e di se cfarë kërkon diçka më shumë zyrtare. Raportin zyrtar të OLAF, ministrja do duhet ta ketë marrë, nëse nuk jua kanë sjellë, do të thotë që nuk kanë besim. Nëse ministrisë e bujqësisë e kanë shpallur skenë krimi, mendoj që nuk mund t’ia kenë vënë në dispozicion. Fakti është që raporti është përfundimtar dhe mocioni me debat i kërkuar nga PD bazohet në një njoftim zyrtar. Asnjë e dhënë e shkruar në kërkesën për debat, nuk është as aludim dhe as thashethem, por një raport zyrtar. Në këtë raport theksohet se pas hetimit të rasteve te denoncuar është vërenjtur se nga institucionet përgjegjëse të Shqipërisë është abuzuar me fondin 33 milion euro. Për pasojë ky fond konsiderohet i papërshtatshëm dhe i sugjerohet KE të pezullojë fondin e ri 112 milion euro, para që do të duhet t’i shkonin fermerëve. Opozita i shtriu dorën mazhorancës, që të bëhemi bashkë, të analizojmë gjetjet e raportit të OLAF dhe të miratojmë masat në funksion të zhbllokimit të fondeve. Nëse do ta kishim përdorur këtë cështje për politikë thjesht do kishim drejtuar gishtin.
Çuçi: Në lidhje me mocionin me debat dhe rezolutën e propozuar nga grupi i PD, ne kemi mbajtur qëndrim shumë të qartë në Konferencën e Kryetarëve. Jemi dakord të zhvillojmë debat për një cështje kaq të rëndësishme për një sektor jetik si bujqësia. Por pikërisht në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe të përpjekjeve që bën qeveria për zhbllokimin e fondeve, ne kemi thënë që është i parakohshëm ky debat derisa raporti i OLAF është konfidencial. Ka vetëm një paragraf në raportin vjetor të OLAF për 2023, ku përmenden të gjitha shtetet ku ka shkelje të procedurave për fondet e BE. Është vetëm ky paragraf është publik. Prandaj ne propozuam që pasi ky proces të realizohet, ne duhet ta bëjmë këtë debat pasi të jetë e sqaruar kjo situatë. Në jemi të hapur për ta bërë këtë debat. Ky është qëndrimi ynë. Na duhet cdo e dhënë për debatin, me qëllimin e mirë në interes të fermerëve. Ato pyetje që shtroi sot kreu i grupit të PD, kemi sot interpelancë me ministren e Bujqësisë