Java e dytë e kampionatit spanjoll ishte e suksesshme për dy ekipet e mëdha të Madridit. Reali mundi lehtë 3 me 0 në Santiago Bermnabu Real Vajadolid duke marrë fitoren e parë në sezonin e ri pas ndalesës në transfertën e Majorkes. Në pritje të showt të Kilian Mbappe, ende thatë në La Liga, skuadra e Ancelotit iu gëzua paraqitjes së lojtarëve të rinj shumë të talentuar si Arda Gyler apo Endrik.
Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, ishte Valverde që zhbllokoi rezultatin në minutën e 50. Pastaj ishte radha e Brahim Diaz për të dyfishuar , e në fund në shtesë pati kohë për gëzimin e talentit Brazilian Endrik, vetëm 17 vjeç.
E bukur edhe fitorja me të njëjtat shifrat e Atletiko Madrid kundër Gironës, surprizës së madhe të sezonit të kaluar. Entuziazmin e prezantimit të blerjeve të rëndësishme të verës para publikut të vet, skuadra Los Kolconertos e transmetoi edhe në fushë ku dominoi , fitoi dhe u dëfrye.
Grizman në minutën e 39 hapi serine e golave në këtë ndeshje. Markus Jorente në nisje të pjesës së dytë dyfishoi rezultatin ndërsa në shtesë ishte Koke që kompletoi fitoren e skuadrës së Diego Simeones./vizionplus.tv