Reali në krye të La Liga, Joselu udhëheq “Los Blancos” në sukesin ndaj Getafes

7 months ago 12
Reklamë

Në takimin e fundit të ndeshjeve të prapambetura të javës së 20, Reali i Madridit siguroi tre pikët e nevojshme për të marrë kryesimin e La Ligës. Los blankos fituan derbin e vogël të Madridit kundër Getafes në transfertë 2 me 0 duke qenë tashmë në kuotën e 57 pikë, dy më shumë sesa Xhirona ndjekëse. Skuadra e Ançelotit pati menjëherë një impakt të mirë mbi ndeshjen  duke kontrolluar lojën dhe duke krijuar rrezik në portën vendase përmes Vinisius Junior. Mirëpo portieri i Getafes u dorëzua në minutën e kur Lukas Vaskez shërbeu në qendër për Hozelu, i cili nuk gaboi me kokë. Loja nuk ndryshoi qasje edhe pas këtij avantazhi të miqve. Përkundrazi portieri Soria ndali dyfishimin e shpejtë të rezultatit pikërisht nga Hozelu.

Në fillim të pjesës së dytë Getafe rrezikoi përherë të parë me Grinud, përpara se Reali të mbyllte ndeshjen me të njëjtën emër, veterani Hozelu. I shërbyer nga Vinisius Junior, sulmuesi nuk gaboi duke mposhtur portierin Soria.

Deri në fund Reali pati shanse për ta thelluar ndjeshëm rezultatin mirëpo Vinisius Junior, Valverde dhe Modriç gabuan shumë para portës vendase.

Përveçse mori kryesimin e kampionatit, skuadra Merengez thelloi edhe diferencën nga dy rivalët e mëdhenj Barcelona dhe Atletiko Madrid të cilat janë 10 pikë prapa. /vizionplus.tv

Read Entire Article