Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka informuar deputetët dmokratë gjatë mbledhjes së grupit mbi ecurinë e bisedimeve me socialistët sa i përket Reformës Zgjedhore.
Bylykbashki ju shpjegoi deputetëve se PD kërkoi që 1/4 e listës të jetë e mbyllur, dhe 3/4 e listës të jetë e hapur.
Ai theksoi se deri tani PS nuk e ka pranuar këtë propozim, duke paraqitur si argument se nëse 25% e listës është e mbyllur nuk mbrohet kuota gjinore në disa qarqe. Ndaj PS mbështet variantin që 1/3 e listës të jetë e mbyllur dhe 2/3 e hapur.
Sipas sqarimeve qe Bylykbashi ka dhënë është arritur konsensusi për votën e diasporës.