RENEA në bashkëpunim me Policinë e Gjirokastrës kanë arrestuar Andrea Kalemin 52-vjeç.
Gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën 2 silenciator, armë, fishekë e mijëra euro
“Në vijim të veprimeve proceduarale, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi shtetasin J. K., 42 vjeç, i cili ka strehuar shtetasin në kërkim.
Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.
Shtetasi A. K., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.