Revista e njohur bën klloun Chiara Ferragni-n, revoltohet Fedez

6 months ago 12
Reklamë

Revista e përjavshme italiane ka hapur sërish një debat publik mbi Chiara Ferragni-n. Në kopertinën e kësaj reviste, blogerja me famë botërore portretizohet si Joker.

“Ferragni Spa: Ana e errët e Chiara-s”, thuhet në titull.

Për kopertinën ka reaguar dhe Fedez duke shpërthyer kundër revistës.

Pavarësisht krizës martesore, Fedez dëshmon se është në krah të gruas së tij. Në Instastory, Fedez ka publikuar një foto “joker” të pronarit të revistës, naftëtarit Donato Ammaturo, duke shkruar: “L’Espresso, kur do të bëhet një hetim i mirë për pronarin tuaj naftëtar? E pres me padurim”.

Nga ana e saj, Chiara Ferragni ia ka lënë në dorë avokatëve të saj që të vlerësojnë çdo lloj veprimi juridik, përfshirë atë për dëmshpërblimin e dëmeve financiare , ndaj shoqërisë botuese të revistës javore L’Espresso./vizionplus.tv

Read Entire Article