Revolucioni i heshtur që synon të luftojë duhanpirjen! Si ndikon novacioni dhe si të mësojmë nga modelet e suksesit?

3 hours ago 14

Siç dëshmojnë këto histori suksesi, përqafimi i novacionit mund të na sjellë dukshëm më afër synimit primar, uljen e konsumit të duhanit në nivel global. 

Në pasqyrën globale të shëndetit publik ka lindur një ‘revolucion i heshtur’ në luftën ndaj pirjes së duhanit. Në një kohë kur I gjithë globi është në unison sa i takon betejës me duhanin, disa vende po dëshmojnë shenja premtuese me qëllimin e një bote pa tym.  

Po ku qëndron e përbashkëta e këtyre vendeve pioniere? Përgjigjja është e thjeshtë, këto vende janë më pranuese për alternativat e nikotinës, pa tym.  

Në zemër të Evropës Qendrore, Republika Çeke shfaqet si lider në garën drejt një te ardhmeje pa tym, me një rënie prej 7% në normat e duhanpirjes që nga viti 2020. Çelësi i triumfit të Republikës Çeke është falë kuadrit rregullator që mbështet në mënyre aktive produktet alternative.  

Në Çeki këto produkte nuk tatohen, ndërsa janë të lejueshme në hapësira ku cigaret tradicionale cilësohen si “non grata”. Nga ana tjetër, Greqia vend i cili dikur ka patur një shifër të lartë duhanpirësish, duket se ka patur ndryshime pozitive në këtë drejtim. Qeveria helene ka ndërmarrë një hap pozitiv duke lejuar prodhuesit të komunikojnë mesazhe mbi reduktimin e dëmit.  

Kjo nismë ka arritur të sensibilizojë duhanpirësit, duke rezultuar me një rënie prej 6% në normat e pirjes së duhanit që nga viti 2020. Kjo transparencë në komunikimin e risqeve të duhanit dhe reduktimin e dëmeve nëpërmjet produkteve alternative u kanë dhënë një shtysë konsumtorëve të duhanit të marrin vendime të informuara dhe të drejtohen drejt zgjidhjeve novatore me risk të reduktuar.  

Por, tashmë dihet gjerësisht se kurora për reformat “pa tym” i takon një prej vendeve skandinave. Suedia është një hap larg triumfit për t’u bërë vendi i parë pa tym, me nje prevalence të konsumit të duhanit në shkallën 5%. Nivel ky që i jep një vendi statusi ‘vend pa tym’ 

Sekreti i Suedisë? Një sërë alterantivash me risk të reduktuar, duke nisur nga qeskat snus, te cigaret elektronike e duhani me ngrohje, të gjitha të pranuara nga entet rregullatore dhe të përballueshme në çmim për konsumatorët.   

Një botë “pa tym”, cilat vende po ndjekin një strategji që po shfaq rezultate të dukshme 

Suksesi i parë në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat e kanë përqafuar këtë lloj qasjeje u bënë jehonë edhe në vende të tjera jashtë unionit, si SHBA dhe Zelanda e Re.  

Në Britaninë e Madhe, shkalla e konsumit të përditshëm të duhanit ka rënë në 10.4% në vitin 2023. Kjo prevalencë, shënon një rekord në raport me shifrën që ka qenë 16.4% që ka qenë 8 vjet më parë. Kjo rënie e dukshme është rezultat i një strategjie gjithëpërfshirëse e gjithashtu të guximshme, duke përqafuar alternativat me risk të reduktuar.  

Edhe në Zvicër dallohet me fakte ndyrshimi pozitiv në uljen e konsumit të duhanit për shkak të qasjeve pranuese për produktet alternative. Disponueshmëria e alternativave me risk të reduktuar ka ulur me 3% shkallën e duhanpirjes që nga viti 2017.  

Një studim i botuar rishtazi në SHBA ka arritur të zbulojë një rënie të përshpejtuar të konsumit të duhanit që prej prezantimit të produkteve alternative në vitin 2007. Kjo rënie evidentohet kryesisht në grupmoshat deri 54 vjeç.  

Zelanda e Re gjithashtu njihet si një lider i ri i cili i është bashkuar luftës kundër duhanpirjes në nivel global. Synimi ambicioz i Zelandës së Re është në vend “pa tym” deri në vitin 2025. Këtë objektiv, synon ta përmbushë duke përdorur një metodë pranuese që përfshin kategorizimin e alternativave të reja si një formë më pak e dëmshme se duhanpirja, që përkthehet me një rënie konstante të pirjes së duhanit. 

Një rast studimor i cili veçohet për përmbajtjen është edhe i Japonisë. Mes viteve 2019-2022, duhanpirja u ul nga 16.7% në 14.8% e cila ka përkuar me një rritje të përdorimit të produkteve të duhanit me ngrohje. Ky ndryshim ka rezultar në një reduktim prej 52% në shitjet e cigareve që nga viti 2014, duke demonstruar potencialin për produkte me më pak risk të nikotinës. 

Kur analizohen këto histori suksesi, lind një pyetje thelbësore: A nuk duhet të mësojmë të gjithë nga këto përvoja dhe të adoptojmë qasje të ngjashme? Provat janë të qarta: vendet që kanë mirëpritur alternativa novatore të nikotinës kanë rezultate të dukshme.  

The post Revolucioni i heshtur që synon të luftojë duhanpirjen! Si ndikon novacioni dhe si të mësojmë nga modelet e suksesit? appeared first on AgroWeb.

Read Entire Article