Rithemelimi proteston me molotov dhe shashka për 150 minuta para Kryeministrisë, Noka: Kjo është pranvera shqiptare! Bardhi: Nuk dorëzohemi

8 months ago 9

Ka zgjatur rreth dy 150 minuta protesta e opozitës e thirrur nga Berisha-Bardhi, ku qindra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë.

Godina e Kryeministrisë u rrethua nga 1200 forca policie, ku në gatishmëri ishin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat e Sigurisë Kombëtar, Garda, Forcat Shqiponja, forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Protestuesit përdorën molotov, shashka dhe kapsolle në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa rrëzuan edhe gardhin që i ndante me kordonin e policisë.

Rreth 10 deputetë demokratë mbajtën fjalime para protestuesve, mes tyre edhe Sali Berisha përmes një vdeo-lidhjeje. Të pranishëm ishin edhe deputetë të tjerë si Jorida Tabaku dhe Alfred Rushaj. Protesta nisi me fjalën e deputetit Luçiano Boçi, vazhdoi me aktorin Mehdi Malkja, dhe me deputetin demokrat Flamur Noka.

“Do të mbahet mend gjatë kjo ditë, do të mbahet mend gjatë ky moment, jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor, i cili ka si qëllim të ndërpresë projektin më të errët që i është vënë vendit në këto 33 vite, planin e Ramës për asgjësimin e opozitës. Një personi që po synon prej 11 vitesh, që ka kapur çdo zyrë shteti e pushteti. Që ndan pasuritë e vendit si torta festive që është në krye të çdo afere. Qe udhëton si sheik me avion, të paguar nga taksat tuaja. Që bën një kopsht këtu mbrapa (kryeministrisë) 4 mln euro, të gjitha me paratë tuaja. Për tekat e tij personale. E pa sot me këtë vërshimin tuaj. Ky person është i vetmi që është i palumtur sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën. Të shkatërronte atë që i prishte ëndrrën për mbretërim. Ne jemi sot për t’i thënë atij se atë përfundim do të kesh, aty përfundoi pa lavdi si ndëshkim që do të të japë populli që tradhtove e shpërfille dhe e zhytë në tradhti. Ne jemi sot për t’i thënë se do të përcaktojmë fundin tënd. Në këtë shesh janë dëshmitarë që ti do të humbësh. Di të nisë një periudhë e keqe e rëndë, sepse ti Edi Rama do të japësh llogari për çdo vend që iu ke vjedhur qytetarëve për çdo pasuri që iu ke rrëmbyer atyre. Për vuajtjet që iu ke shkaktuar shumë njerëzve dhe familjeve për të cilat je vetëm ti përgjegjës. Sot jemi për ti thënë se pushteti nuk është tij, por i njerëzve. Nuk do të dalë dot kurrë mbi pushtetin e njerëzve asnjë institucion që ti drejton. Ne jemi më të bashkuar se kurrë… Kjo është pranvera shqiptare, motra dhe vëllezër që ne nuk ndalemi derisa t’i sigurojmë vendit tonë votën e lirë dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e ndershme ne do t’i fitojmë. Ju jeni pushteti, ju jeni shumica, ju jeni zemra, ju do jepni ditore”, u shpreh Noka gjatë fjalës së tij.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, në fjalën e mbajtur në podiumin e ngritur para Kryeministrisë është shprehur se opozita kërkon të ndërtojë një qeveri që punon për të pasuruar shqiptarët jo pushtetarët.

Sot në këtë shesh liria ka emrin e secilit prej jush. Ne jemi sot këtu për të thënë se duam të ndërtojmë një shtet me një qeveri që punon për të pasuruar shqiptarët jo pushtetarët, të përkushtuar pas të rinjve jo të lidhur kokë e këmbë pas oligarkëve. Sot vërtetë jemi në opozitë dhe kemi kaluar momente të vështira ndonjëherë dhe të padenja për ju. Por ne sot kemi me vete pasurinë më të madhe që mund të ketë ndonjë opozitë, ju. Ju jeni pasuria më e madhe që mund të ketë Shqipëria që mbani gjallë frymën e lirisë. Ju ishit arsyeja dhe frymëzimi ynë për t’u bashkuar dhe jam krenar që ja dolëm të gjithë bashkë për të bërë të mirën për PD për opozitën. Sot bashkë si e vetmja rrugë për t’u përballur me të keqen. Përballë nesh qëndron vetëm Edi Rama me botën e tij që mbjell pabarazi dhe krim. Edi Rama mbjell vetëm korrupsion dhe varfëri. Rama ka përdorur çdo mekanizëm që të mbjellë frikë. Në këto 10 vite Edi Rama ka dështuar, ne nuk kemi frikë ne duam dhe të përballemi. Kjo është një luftë e pabarabartë sepse ne nuk i dorëzojmë lirinë tonë Edi Ramës dhe askujt tjetër. ¼ e shqiptarëve është e varfër. Në një dekadë Shqipëria është kthyer në një vend për oligarkët. Vendi ynë po jeton në këtë kauzë të madhe pa asnjë prespektivë. Nuk janë kullat që na tregojnë sa të mirë jemi. Afera skandaloze inceneratorëve na tregojnë sa e korruptuar është kjo qeveri. Me korrupsionin e tyre Rama dhe Veliaj duan të zhbëjnë shpresën e tyre”- tha Bardhi.

Top Channel

Read Entire Article