Robert Kennedy mbështet Trump, premtohet një komision për të hetuar se kush e vrau John Kennedy

2 months ago 22

Kandiati i pavarur për president, Robert Kenedi u tërhoq nga gara dhe doli në mbështetje të kandidatit republikn, ish presidentit Donald Trump.

Disa orë pas konfirmimit të lajmit përmes një konference për shtyp, nip ii presidentit legjendar Xhon Kenedy, u shfaq krah Donald Trump në një aktivitet në Arizona.

“Ne jemi takuar dhe kemi rënë dakord për çështje si siguria kufitare, liria e fjalës dhe përfundimi i luftërave. Ka ende shumë çështje dhe qasje për të cilat ne vazhdojmë të kemi dallime shumë serioze. Por ne jemi në të njëjtën linjë për çështje të tjera kyçe”, tha Kennedy.

“Kandidatura e tij ka frymëzuar miliona e miliona amerikanë, ka ngritur çështje kritike që janë injoruar shumë gjatë në këtë vend”, tha ai.

Trump premtoi gjithashtu se nëse do të rizgjidhet do të krijojë një panel të psacëm me ekspertë të lartë ligjor, që do të punojnë me Kenedin për të zbardhur vrasjen e ish presidentin Xhon Kenedi.

Robert Kennedy tha se do të hiqte emrin e tij nga fletëvotimet në 10 shtete të fushëbetejës që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve për të ndihmuar Trump dhe do të mbetet si kandidat në shtetet e tjera.

Sipas sondazheve, Kenedi kishte jo më shumë se 5% shanse për të fituar zgjedhjet por, megjithatë emri i tij mund të jetë vendimtar në garën e ngushtë mes Trump dhe Harris. /vizionplus.tv

Read Entire Article