Rodrygo udhëheq Realin, braziliani shënon dy gola ndaj Bilbaos, madrilenet +8 nga Barca

5 months ago 27
Reklamë

Reali i Madridit ridërgoi në 8 pikë diferencën nga Barcelona, një distancë sigurie dhe qetësie në kuadër të betejës për titullin kampion.

Skuadra e Ancelotit mundi Atletiko Bilbaon 2 me 0 në ndeshjen e javës së 30 të La Ligës luajtur në Bernabeu.

Në mungesë të Vinisius Junior, ai që mori përsipër të bënte njeriun e ndeshjes tek madrilenët ishte braziliani tjetër Rodrigo.

Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e  8 teksa pas një zbritje të shpejtë goditi saktë me të djathtën.

Pas disavantazhit, basket patën vështirësi të dukshme në reagim, ndërsa Reali më shumë administroi sesa u përpoq të luante me intensitet të lartë.

Në fund të pjesës së parë Valverde iu afrua ndjeshëm golit të dytë mirëpo portieri Agirrezabala ndërhyri saktë.

Në nisje të pjesës së dytë Reali flirtoi sërish me golin mirëpo Brahim Diaz ishte i pafat pasi goditi shtyllën në minutën e 50.

Pas vetëm dy minutash përgjigja e baskeve, teksa në rastin e parë serioz të tyrin në ndeshje Lunin ishte spektakolar në ndërhyrjen ndaj Injaki Uilliams.

Në minutën e  73 Reali mbyll ndeshjen përmes një kundërsulmi perfekt të Belingham dhe finalizimit të saktë edhe njëherë tjetër të Rodrigos.

75 pikë për Realin që ecën i sigurt drejt titullit, ndërsa Bilbao mbetet në vendin e katërt me 55 pikë po aq sa ka Atletiko Madrid./vizionplus.tv

Read Entire Article