Rrugëtime të ndryshme në serine A për dy skuadrat e kryeqytetit. Java e 26 konfirmuar në dy takimet e saj të fundit se Roma do të vazhdojë të jetë një kandidate potenciale për një vend në champions league, ndërsa Lazio është shumë larg të qenit konkurrues për këtë synim.
Verdhekuqtë fituan takimin e tyre ndaj Torinos në Olimpico, duke konfirmuar formën e mirë të periudhës De Rosi, trajnerin e ri me të cilin Roma ka fituar 5 nga 6 ndeshjet që kur u largua Zhoze Murinjo.
Mbrëmje për Oskar e Paolo Dybalën, pasi argjentinasi shënoi të tre golat e suksesit për skuadrën tij. I pari që kërcënoi portën mike ishte Kristensen që goditi shtyllën në minutën e 10. Për të parë një reagim të Torinos, u desh një kërcënim i Belanoves pas mesit të pjesës së parë. Megjithatë ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 42 pas një penalltie të fituar nga Azmun.
Nga pika e bardhë Dybala nuk gaboi. Mirëpo Roma nuk pati as kohë të festonte, pasi pa kaluar shumë Zapata përfiton nga krosimi i Belanoves për të barazuar shifrat. Pjesa e dytë nisi me kërcënime në të dyja portat me Lazaron dhe Mancinin, përpara se të dilte në skenë sërish ylli argjentinas me një perlë nga distanca në minutën e 58.
Pas 9 minutash edhe goli i tretë personal, gjë që nuk ndodhte prej 6 vitesh për të në serinë A. Pa ndikim në ndeshje autogoli i Hausen në fund. Roma ngjitet në 44 pikë, 4 me pak sesa zona champions.
Rrëshket Lacio e cila u mund në duelin direket te Europës nga Fiorentina me shifrat 2 me 1. Bardhekaltrit ishin me fat në pjesën e parë pasi vjollcët goditën tre shtylla me Niko Gonzales, Belotit dhe Biragut. E jo vetëm kaq, por miqtë kaluan të parët në avantazh në Artemio Franki me anë të Luis Albertos, gol i bukur i spanjollit i shënuar në fundin e pjesës së parë. Në nisje të pjesës së dytë Sarri hedh në fushë Hysajn dhe Xakanjin, por muzika nuk ndryshon.
Fiorentina dominon totalisht dhe arrin të barazojë në minutën e 61 me Kajode…6 minuta më vonë të zotët e shtëpisë godasin shtyllën e katërt këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë përmes Niko Gonzales…mirëpo goli i përmbysjes është afër dhe realizohet nga Bonaventura për ti dhënë një trepikësh të merituar skuadrës toskane,.
ROMA NDJEK CHAMPIONSIN
DYBALA MREKULLON “OLIMPICO-N”, FIORENTINA LARGON LAZION NGA EUROPA