“Ronaldo qante, ti fotografoje të pasmet”, fansat “kryqëzojnë” Georgina Rodriguez

3 months ago 33
Reklamë

Superylli portugez pësoi një fund zhgënjyes të sezonit të tij në Al-Nassr. Cristiano ronaldo shpërtheu në lot pasi pësoi një humbje me penallti ndaj Al-Hilal në finalen e Kings Cup of Champions – që do të thotë se ai e përfundoi sezonin pa çmime argjendi të mëdha.

Në këtë situatë Georgina Rodriguez shkaktoi shumë komente negative pasi postoi në rrjetet sociale fotografi nga finalja e Kupës së Mbretit të Arabisë Saudite.

Partnerja e Ronaldos injoroi lotët e tij që bënë namin në rrjet, dhe në vend të tyre ajo ka postuar një seri fotosh nga tribunat VIP në të cilat pozoi me fëmijët e saj, e veshur me pantallona të ngushta lëkure dhe ka publikuar edhe një selfie në të cilën ka treguar bizhuteritë e saj të shtrenjta.

Tifozët e futbollistit portugez e kanë mbushur me kritika të shumta dhe e kanë quajtur të pandjeshme.

“Duhet të trishtoheni për të dhe të mos postoni fotot tuaja seksi”, “Sa e pandjeshme nga ana juaj”, “Dhe ju nuk kënaqeni me ndeshjet, vini vetëm për të bërë foto”, “Ti nuk je mbështetje”, “Ndërsa Ronaldo po qan ti bën foto të prapanicës tënde”, janë vetëm disa nga qindra komentet./vizionplsu.tv

Read Entire Article