Edhe pse vitet kalojnë, për Rozana Radin duket se koha ka ndalur. Bukuria, eleganca dhe finesa janë fjalët e duhura për ta përshkruar artisten.
E ftuar në show-n e Albano Bogdos, “2984” në Vizion Plus, Rozana ka treguar se është shumë e rëndësishme që femrat të marrin komplimente nga burrat për bukurinë e tyre, pasi kjo gjë i lumturon.
Albano Bogdo: Do ma thuash dhe mua emrin e magjistares?
Rozana Radi: Të kujt magjistare?
Albano Bogdo: Vazhdon dukesh si 23-vjeçare.
Rozana Radi: Rrofsh, faleminderit shumë. E di sa e rëndësishme është që meshkujt t’i bëjnë komplimenta grave, t’i bëjnë të ndihen mirë. Nuk ju kushton asgjë! Bëjini komplimenta pak më tepër grave, thuajini që janë të bukura edhe kur nuk janë të bukura në shtëpi! Ato përgjithësisht janë të bukura në shpirt.
Albano Bogdo: Që herën e parë që e kam parë në Tv, që kam qenë kalama, kështu ka qenë.
Rozana Radi: Më bëre shumë të lumtur./vizionplus.tv