Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen, por me trupë tjetër gjykuese

3 months ago 34

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO në lidhje me dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni ka vendosur kthimin e çështjes për rishqyrtim në po të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Kujtojmë që më 20 mars 2023, Apeli i Posacëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Festim Bixhdilit, kopshtarit të kompleksit ‘Golden’ si dhe për Olsi Turja.

Bexhdili u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm, ndërsa Olsi Turjan e dënoi me 3 vite burg për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, por dënimi u konsiderua i kryer, pasi prej kohësh ai qëndronte në masën ‘arrest në shtëpi”.

Më 17 janar të vitit 2020 Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz dhe më pas u vra, por trupi i tij ende nuk është gjetur. /vizionplus.tv

Read Entire Article