Rreziku nga vapa tek fëmijët, mjekët: Kujdes ekspozimin në orët e pikut, mos mënjanoni vizitat

2 months ago 20
Reklamë

Shtimi i rasteve të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Kukësit është rritur ndjeshëm. Më të prekur janë moshat pediatrike e si shkak renditen luhatjet e temperaturave të këtyre ditëve.

Një problem që mjekët hasin shpeshherë, është mënjanimi që prindërit i bëjnë mjekut të familjes dhe i drejtohen menjëherë urgjencës së pediatrisë. Sipas tyre kjo është e gabuar për një virozë të thjeshtë e cila kalon edhe në kushte shtëpi.

Mjeku Emin Ferati thotë se në rast se temperaturat te fëmijët zgjat për disa ditë atëherë duhet të kërkojmë ndihmën e mjekut.

“ I bëj thirrje prindërve që vetëm kur të kenë komplikacione të sjellin fëmijët në urgjencë. Sikurse kur është me të vjella prej 2 apo 3 ditës”, apelon mjeku.

Mjekët shprehen se kujdesi më i madh duhet për fëmijët në vitin e parë të jetës. Në spitalin e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit kanë marrë shërbim më shumë se 100 pacientë të vegjël.

Read Entire Article