“Rrezikun e kemi afër!” Vendet baltike firmosin deklaratën pro Ukrainës për goditjen e territorit rus

3 months ago 21
Reklamë

Presidentët e parlamenteve të Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Ukrainës nënshkruan një deklaratë të përbashkët në të cilën kanë rënë dakord të përkrahin një sulm ukrainas mbi objektivat strategjike në territorin rus. Deklarata nënvizon, në veçanti, se mbështetja e vazhdueshme për Kievin është thelbësore për të shmangur kolapsin e vendit nën ofensivën ruse.

“Ne përsërisim se, sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina ka të drejtë të mbrohet, dhe kjo përfshin sulmet kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus, Ukraina duhet të jetë në gjendje të zmbrapsë sulmet nga Rusia ose territoret e okupuara të Ukrainës”, thuhej në deklaratën e përbashkët të vendeve baltike.

Ndërkohë President polak, Andrzej Duda ka shprehur shqetësimin e madh që ekziston në korridoret e vendeve të Europës Lindore për një sulm të mundshëm rus, duke përdorur territorin bjellorus.

“Në pjesën tonë të Evropës, ekziston kufiri potencialisht më i kërcënuar sot, si për shkak të rrezikut të një pushtimi të drejtpërdrejtë, një sulmi të drejtpërdrejtë rus, por edhe për shkak të kërcënimit hibrid të dukshëm, të vazhdueshëm nga Bjellorusia. Por sigurisht edhe një potencial sulm direkt nga Bjellorusia, e cila teorikisht është një shtet i veçantë, i pavarur, sovran, por, siç e dimë mirë, regjimi bjellorus është praktikisht nën dominimin e plotë të Moskës”, tha Duda.

Sakaq, Ukraina ka njoftuar se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar një raketë hipersonike ruse Kinzhal si dhe dhjetëra dronë dhe 4 raketa lundrimi. Kundërpërgjigja ruse ka qenë e shpejt duke njoftuar opinionin publik botëror se Moska pritet të fillojë stërvitjet me armët bërthamore jo strategjike Iskander, e cila përfshin dsitriktin ushtarak të Leningradit, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.

/a.r

Read Entire Article