Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një efektiv policie 55-vjeç. Efektivi P.P është punonjës i komisariatit numër 3 në Tiranë.
Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Njoftimi:
📍Tiranë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.
Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit
#vetëpastrim #amp08009090
Për ankesa me Ëhatsapp: 0694151511