Rriten kapacitetet e artilerisë, ushtria e Kosovës stërvitet me forcat e SHBA për mortajat

2 months ago 18
Reklamë

Ushtria Amerikane ka kryer një stërvitje me anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përdorimin e mortajave.

Kjo bëhet e ditur nga vetë ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, që nënvizon se “profesionalizmi, disiplina, përkushtimi dhe besimi i ndërsjellë me aletet, kanë ndikuar në ecjen dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin 10 vjeçar të tranzicionit”.

Theksohet se pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj dhe pjesa praktike në një poligon të Republikës së Shqipërisë.

“Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimi i operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së”, lexohet në deklaratën e ministrit të mbrojtjes.

/a.r

Read Entire Article