Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

3 months ago 34

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i  masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta përgjatë relieveve malore në veri dhe në lindje të vendit, nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht pas orëve të mesditës era fiton shpejtësi 11-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Read Entire Article