Kroacia është përfshirë nga flakët. Më shumë se 300 zjarrfikës kroatë po luftojnë prej disa ditësh me një zjarr të madh në afërsi të zonës turistike të Splitit.
Bëhet me dije se janë shkrumbuar rreth 700 hektarë.
Shoqata Kroate e Zjarrfikësve tha se zjarri filloi në Žrnovnica, pas një goditjeje rrufe të dielën. Ai u shuan për t’u riaktivizuar sërish të martën me rritjen e temperaturave.
Rajoni ka parë temperatura mbi mesataren dhe kushte të thata gjatë muajit të kaluar që kanë krijuar kushte ideale për zjarret, shkruajnë mediat e huaja.