“Rrugorja” e Tiranës po ju monitoron, radarë në rrugët e qytetit, gjoba të majme për shoferët

2 months ago 36

Policia Rrugore e Tiranës ka instaluar radarë të shpejtësisë nëpër rrugët e kryeqytetit, me qëllim për të përmirësuar sigurinë dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë.

Policia njofton se këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

“Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët”, njofton Policia Rrugore.

Gjobat për shoferët të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë dhe kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor janë si monetare, në vlerën e 30 mijë lekëve të reja ashtu dhe pezullim i lejes së drejtimit./vizionplus.tv

Read Entire Article