“Ruaj një palë këpucë…” flet për herë të parë vëllai i Leotrimit që u vra me granatë nga serbët

3 months ago 21
Reklamë

Në 25-vjetorin e  çlirimit të Kosovës, ish-ushtari i UÇK-së, Bahri Ahmeti ka rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare”, në RTSH1, ngjarjen e tmerrshme gjatë luftës kur i vëllai i tij i vogël u vra me granatë nga forcat serbe.

Ahmeti ka folur për ngjarjen e tmerrshme duke kujtuar detajet se si shpërtheu granata e hedhur në oborrin e shtëpisë së tyre, ndërsa ai ndodhej bashkë me babanë e tij në front të luftës.

Në momentin kur ka rënë granata në oborrin tonë, unë isha në vijën e parë të frontit me babanë, ndërsa në shtëpi ishte nëna dhe vëllezërit, motrat dhe kushërinjtë.

Sipas rrëfimit që ka bërë nëna dhe vëllezërit e mi, më atë moment kur ka rënë granata ka qenë në lëvizje për të marrë disa gjëra të ngarkuara në rimorkion e traktorit, atëherë ka rënë granata në oborr ku ishin mbledhur fëmijët.

Në atë rast ka gjetur vdekjen Vjollca, 5 vjeçare, ka marrë lëndime të rënda vëllai im Leotrimi, djali i xhaxhait, Brahimi, motra ime Fatmira, gruaja e djalit të xhaxhait, vajza e saj, Shpresa. Ata që nuk ndodheshin afër vendit ku ndodhi shpërthimi ishin vëllezërit e mi ku për fat të mirë nuk qëlluan bashkë në oborr”, u shpreh Ahmeti.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tregon edhe kujtimet që ka lënë pas Leotrimi i vogël.

Mbajmë mend dhe kujtojmë  çdo lëvizje, fjalë dhe lojërat që bënte Leotrimi. Ajo që më ka mbetur prej Leotrimit janë një palë këpucë të tij. Ato na kujtojnë atë, sa herë i shikojmë ne mërzitemi, por ç’të bëjmë”, rrëfeu gati i përlotur Bahri Ahmeti.

/a.r

Read Entire Article