Rusia ka gjuajtur mbi 8,000 raketa dhe 4,600 dronë në objektivat ukrainase që nga fillimi i luftës

8 months ago 8

Rusia ka lëshuar më shumë se 8,000 raketa dhe 4,630 dronë kundër objektivave në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt 2022 , tha Yuriy Ikhnat, një zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukrainës.

Ndërkohë, shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SBU) akuzoi sot Rusinë se ka përdorur raketat e prodhuara në Korenë e Veriut për të sulmuar objektivat civile.

“Po flasim për raketat balistike të tipit Hwasong-11. Sipas hetimit tonë, trupat ruse kanë lëshuar më shumë se 20 raketa të tilla të Koresë së Veriut kundër Ukrainës ,” tha SBU në një deklaratë, duke sqaruar më shumë se njëqind persona u plagosën. 

Ushtarët rusë kanë pushtuar një fshat në Donetsk, sipas Ministrisë së Mbrojtjes

Trupat ruse kanë pushtuar fshatin Pobieda në rajonin e Donetskut të Ukrainës , tha sot Ministria ruse e Mbrojtjes, edhe pse ushtria ukrainase tha se po zmbrapste sulmet atje.

Fshati Pobieda ndodhet në jug të qytetit të Mariinka.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se pushtoi fshatin dhe përmirësoi pozicionin e tij në disa zona të tjera të provincës Donetsk./vizionplus.tv

Read Entire Article