Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi sot se po ndalon hyrjen në vend 92 shtetasve amerikanë dhe se ky vendim është marrë “në përgjigje të politikës rusofobike të administratës Biden”.
“Hyrja në Rusi është e mbyllur përgjithmonë për 92 shtetas amerikanë, përfaqësues të botës së biznesit, figura të kërkimit dhe kulturës, gazetarë dhe përfaqësues të mediave”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse.
Departamenti i Shtetit në deklaratën e tij thotë se pjesë e politikës së Bidenit “ishin sanksione gjithëpërfshirëse kundër politikanëve rusë, përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, figurave të shkencës dhe kulturës, gazetarëve dhe strukturave mediatike”.
Ndalimi i hyrjes ka të bëjë me gazetarët e Wall Street Journal, pesë gazetarë nga New York Times dhe katër gazetarë nga Washington Post, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
Rusia pretendon se gazetarët e këtyre mediave amerikane janë të përfshirë në “shkrimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme” për Rusinë dhe forcat e armatosura ruse.
Lista me 92 persona të publikuar sot përfshin gjithashtu personel ushtarak, profesorë universiteti, drejtues biznesi, politikanë dhe anëtarë të gjyqësorit amerikan. /vizionplus.tv