Sa vjeç bën? Eni Jani feston sot ditëlindjen, urimi romantik nga bashkëshorti Genc Fuga

8 months ago 62
Reklamë

Aktorja Eni Jani feston ditëlindjen. Ka qenë vetë Eni, e cila pa komplekse ka ndarë në Instagram moshën.

“Mirë se erdhe 46”, shkruan ajo. Krah fotos nuk ka munguar një koment nga bashkëshorti i saj, aktori Genc Fuga.

“Gëzuar, Dashuria Ime! Faleminderit që je pjesë e jetës që ndërtojmë përditë! Një nga misionet e jetës qenka edhe të trashëgosh dashurinë e mbledhur e të falur! Të dashuroj Eni im”, shkruan ai.

Kujtojmë se pak muaj më parë, familja e tyre u përball me një të papritur. Aktori Genc Fuga pësoi goditje në tru. Ai kaloi disa ditë në spital, por për fat të mirë ja doli me sukses.

Genc Fuga dhe Eni Jani prej 18 vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie, fryt i të cilës janë 2 vajza, Stina dhe Ajri. /vizionplus.tv

Read Entire Article