Sa vjeç mbush sot monarku i ardhshëm George, Kate dhe William i bëjnë urimin e veçantë

3 months ago 39

Më 22 korrik të vitit 2013, Princesha dhe Princi Uellsit Kate Middleton dhe william, u bënë prindër për herë të parë. Sollën në jetë trashëgimtarin e monarkut, princin George i cili sot feston ditëlindjen e tij të 11-të, shkruan Living.

Në këtë ditë të veçantë nuk munguan as urimet e prindërve të tij, të cilët përmes një postimi në instagram, shkruajnë: “Duke i uruar princit George t ditëlindjen e 11-të!”

Në vitin 2013, për të festuar lindjen e princit të vogël, Mbreti Charles transformoi një arboretum në Birkhall Gardens, në pasurinë Balmoral në Skoci dhe ia kushtoi atë nipit të tij të parë.

Në një intervistë të dhënë për BBC, atëkohë princ i Uellsit, Charles ndau detaje nga ky projekt shumë domethënës për të.

“Ajo ishte një tokë e zbrazët për të cilën nuk kishim më nevojë për të”, shpjegoi monarku, duke shtuar: “Gjëja e mrekullueshme është se arrita të mbillja bimët dhe ta realizoja këtë projekt në të njëjtin vit kur nipi im George lindi, kështu që mendova ta quaja Princ George’s Woods. Vjeshta është magjike këtu në Skoci, ndaj doja ta ruaja magjinë e ngjyrave të saj për nipin tim”.

Read Entire Article