Samiti i NATO-s në Tiranë në 2027-ën, ministri Hasani ndan detaje nga përgatitjet dhe jep lajmin e mirë: Konferenca e dytë Ndërqeveritare në fund të shtatorit

2 months ago 28

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ditën e sotme po zhvillon një bashkëbisedim në MEPJ, në kuadër të përfundimit të Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”.

Ministri Hasani gjatë fjalës së tij u ndal edhe te samiti i NATO-s, i cili në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë. Kjo, deklaroi ministri, tregon rëndësinë që ka vendi ynë si aleat i NATO-s. Ndër të tjera, shefi i diplomacinsë ndau detaje nga përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e një samiti të tillë në Shqipëri.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministri Hasani: Është vendosur që Samiti në vitin 2027 do të organizohet në Tiranë. Vitin e ardhshëm samiti i NATO-s do të zhvillohet në Holandë, dy vjet më pas në Turqi dhe në 2027 do ta presë Tirana. Jemi në fazën e përgatitjes së brendshme, pra kemi nisur me identifikimin e gjithë burimeve të mundshme që bëjnë të mundur organizimin e një samiti të tillë. Kjo tregon që Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i NATO-s. Në 2025 në Shqipëri do të zhvillohet mbledhja e Komunitetit Politik Evropian. Janë të gjitha këto formate të cilat ne na bëjnë më të përgjegjshëm në të gjitha angazhimet që marrim, por dhe rrisim vizibilitetin dhe rëndësisnë e rajonit.

Ministri Hasani gjithashtu ndau lajmin e mirë se Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mund të zhvillohet në fund të shtatorit. Rruga drejt BE do të vijojë pa ndalesa, theksoi Hasani pasi grupi negociator po punon që ndërhyrjet politike të mos bëhen pengesë e anëtarësimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

Ministri Hasani: Po punojmë që konferencën e dytë ndërqeveritare ta zhvillojmë në fund të shtatorit, fillim të tetorit. Jemi gati. Kemi qenë gati prej një viti. Kapitulli i parë është i përfunduar, i qartësuar, i negociuar me komisionin dhe pret këtë mekanizëm për tu cilësuar i hapur, jemi gati edhe për dy grup-kapitutj e tjetër. Ne do të jemi të përgatitur me konfigurimin e ri të komisionit evorpian që të ecim shumë shpejt dhe pa ndalim në atë rrugëtim. Po punojmë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhendat teknike. Optimist për vjeshtën. Do ecim shpejt e pa ndalesë në rrugëtimin me fokus BE./vizionplus.tv 

Read Entire Article