Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme po kryen hetime për dyshime për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Ish-ministri është pyetur mbi një orë në SPAK ditën e sotme. /vizionplus.tv