Sekuestrohen mbi 100 mijë euro në Fier dhe dy makina, nis hetimi për dy persona

5 months ago 40

Policia e Fierit ka nisur hetimet për dy persona, të cilët qarkullonin me shumë të mëdha parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

Në total janë sekuestruar 100 900 euro, 60 000 lekë dhe 2 automjete.

Policia njofton se ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: -A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre;

-J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip “Benz” dhe 2 celularë.

Vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve./vizionplus.tv

Read Entire Article