Sharjet ndaj maqedonëve pas ndeshjes me Kroacinë, Daku kërkon ndjesë: Falja është burrërore!

2 months ago 16
Reklamë

Pas ndeshjes me Kroacinë u bë virale një video ku sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, iu bashkua thirrjeve ofenduese ndaj popullit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo solli edhe reagimin e federatës së futbollit atje që kërkoi të merren masa ndaj Dakut, por edhe ky i fundit të kërkonte ndjesë për gjestet e tij.

E kështu ka ndodhur. Sulmuesi kuqezi në një postim në rrjetet sociale tha se ndjen detyrim moral dhe profesional të kërkojë ndjesë nëse ka ofenduar dikë pas ndeshjes me Kroacinë.

Siç shpjegon ai gjithçka ka ndodhur si pjesë e emocioneve pas barazimit me Kroacinë.

“Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.

Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, njoftoi Daku.

/a.r

Read Entire Article