SHBA sakrifikon Zelenskyy? Inteligjenca ruse: Do zëvendësohet me një politikan pro paqes

3 months ago 25
Reklamë

Shtetet e Bashkuara do të sakrifikojnë Volodimir Zelenskin, për te negociuar me Rusinë. janë shërbimet sekret ruse që e pretendojnë dicka të tillë. Përmes një komunikate ato bëjnë më dije se Uashingtoni synon zëvendësimin e presidentit ukrainas me një politikan tjetër I cili do të jetë në gjendje të negociojë fundin e luftës me Moskën.

“Pasi ka shteruar kapacitetet e tij dhe duke kuptuar kotësinë e shpresave për një ‘humbje strategjike të Rusisë’, Shtëpia e Bardhë, pa hezitim, do ta hedhë Zelenskin në koshin e plehrave të historisë dhe do ta zëvendësojë me një nga politikanët ukrainas të pranueshëm për të negociuar me Moskën për një zgjidhje paqësore të konfliktit”. Agjencia ruse e Inteligjencës.

Sipas inteligjencës ruse, kandidati më i përshtatshëm për të zëvendësuar presidentin ukrainas është ish-komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.

“Zotërit e tij perëndimorë” do ta sakrifikojnë lehtësisht atë kur Rusia të konsolidojë sukseset e saj në fushën e betejës dhe trupat ukrainase të lodhen dhe të demoralizohen’, përfundon deklarata e Shërbimit Inteligjent Rus.

Raportimet sa i përket të ardhmes së Zelenskit vijnë teksa, Ukriana po përballet me vështirësi në rritje në fushëbetejë.

Sic mësohet për herët të parë bombarduesit F-16, të cilët u janë dhënë vendit nga aleatët perëndimorë, do të ngrihen në qiell nga pilotët ukrainas këtë verë.

Lajmin e ka bërë të ditur, komandanti i Forcave Ajrore Holandeze duke folur në një bazë ushtarake në jug të Holandës.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar zyrtarisht se ushtria ukrainase ka të drejtë të përdorë armë amerikane në territorin rus pranë rajoneve Kharkiv.

Vendimi është konfirmuar nga Michael Carpenter, drejtor i lartë për Evropën i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Rusia ka goditur me raketa dhe dronë Ukrainën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në një termocentral dhe mbi rrjetin elektrik, e duke plagosur 7 persona.

/a.r

Read Entire Article