SHBA: Shqetësimet për një konflikt më të gjerë mes Izraelit dhe Hezbollahut janë të ekzagjeruara

3 months ago 41

Shtëpia e Bardhë ka siguruar se shqetësimet për shpërthimin e një konflikti më të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut janë të tepërta, edhe pse disa zyrtarë izraelitë paralajmërojnë për hakmarrje të ashpër.

Izraeli dhe SHBA kanë fajësuar grupin me bazë në Liban për sulmin e fundjavës që vrau disa fëmijë në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.

Hezbollahu ka mohuar çdo përfshirje. Të dielën mbrëma, kabineti i sigurisë i Izraelit i dha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallad “dritën jeshile” për një sulm ushtarak hakmarrës.

Zyrtarët e lartë izraelitë kanë përdorur publikisht gjuhë të ashpër për të paralajmëruar Hezbollahun se mund të shpërthejnë më shumë luftime në çdo moment.

Të hënën, Netanyahu premtoi një përgjigje të ashpër në shënjë hakmarrjeje./vizionplus.tv

Read Entire Article