Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ka hedhur poshtë akuzat që janë bërë në drejtim të institucionit që ajo drejton, ndërsa raportonte në komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Gjatë fjalës së saj Hyseni theksoi se nuk ka asnjë takim të dyshimtë të drejtorit të Shëbirmit, duke i cilësuar të pabaza akuzat ndaj SHISH.
Hyseni u shpreh se është rritur bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Gjithashtu ajo ka folur edhe në lidhje me aktivitetet e shërbimeve ruse dhe serbe, të cilat sipas saj kanë qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë.