“Shërbimet Sekrete dështuan totalisht”, Krisafi: Donald Trump mund të ishte vrarë nëse qitësi do të ishte profesionist

4 months ago 22

Donald Trump i shpëtoi mrekullisht një atentati gjatë një tubimi në Pensilvani pasditen e së shtunës. Autori i dyshuar u identifikua si Thomas Matthew Crooks, vetëm 20 vjeç. Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump arriti të afrohej aq pranë saqë arriti të hapë zjarr dhe ta plagosë atë me një armë të stilit AR të shtunën në Pensilvani.

Ngjarja po konsiderohet si një dështim i thellë i agjencisë. Eksperti Ledion Krisafi, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në Vizion Plus, mendon se ngjarja ka ardhur si pasojë e dështimit të Shërbimeve Sekrete. Sipas tij, një person nuk mund të afrohet 150-200 metra (largësia në të cilën ndodhej 20 vjeçari), pasi perimetri i sigurisë duhet të jetë deri në disa kilometra.

Ledion Krisafi: Trump edhe para debatit erdhi si favorit. Sondazhet e nxirrnin favorit për të fituar zgjedhjet. Debati e ndihmoi shumë dhe të gjitha sondazhet pas debatit presidencial e nxorën fitues. Ky sulm nuk është vetëm imagjinar, mund të kishte humbur jetën për çështje milimetri. Trump krijon ndjenja të fuqishme në politikën amerikane, gjysma e duan dhe gjysma e urrejnë. Një nga arsyet që humbi zgjedhjet e kaluara është se një pjesë e Republikanëve nuk shkuan të votonin për të.

Ky person (autori) nuk kishte asnjë lloj precedenti më parë. Shërbimet Sekrete dështuan totalisht në vendin e ngjarjes, ku qëlluesi ishte vetëm 200 metra larg, gjë që është e pamundur të ndodhë në raste të tilla sepse perimetri i sigurisë shkon në disa kilometra. Fakti që një person me snajper ndodhet 150 metra larg Trump, është një dështim i jashtëzakonshëm i Shërbimeve të Sigurisë. Nëse do të ishte një qitës i mirë Donald Trump do të ishte vrarë./vizionplus.tv

Read Entire Article