Shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri të dhunshëm mes dy grupeve rivale në Stradella (Pavia), Itali.
Në konflikt janë përfshirë të paktën 20 persona, grupe shqiptarësh dhe egjiptianësh.
Një ndër të plagosurit me thikë është një 25-vjeçar shqiptar, banues në Montù Beccaria, i cili u dërgua në San Matteo, por pa rrezik jete. Ndërkohë, 6 të tjerë kanë marrë dëmtime të lehta në fytyrë apo bark.
Nga të dhënat e para dyshohet se sherri i dhunshëm ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve./vizionplus.tv