Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Thumanë.
Dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me një konflikt mes kushërinjve, teksa mësohet se njëri prej tyre është polic.
Efektivi ka qenë jashtë shërbimit, ndërsa dyshohet se konflikti ka filluar për motive pronësie. /vizionplus.tv